Djali i dëshmorit Rifat Mëziu që e çoi deri në fund fjalën e babait të tij përfundon me sukses kursin bazë për oficer të këmbësorisë në SHBA

Leotrim Mëziu, djali i dëshmorit Rifat Mëziu kishte treguar se si ka arritur ta çojë deri në fund fjalën e babait të tij, i cili në ditën që ka lindur Leotrimi ka thënë se po atë ditë ka lind një ushtar i ri i Kosovës.

Mëziu në ditën e diplomimit të tij si oficer i FSK-së kishte vizituar varrin e babait të tij, i cili ka rënë dëshmor në luftën e Kosovës, shkruan Jepi zë

Ai sot ka arritur edhe një sukses të ri duke diplomuar si oficer në SHBA

Postimi i plotë:

I lumtur që përfundova me sukses kursin bazë për oficer të këmbësorisë në Fort Moore/Georgia të SHBA. Më të lumtur më bënë fakti që u nderova me çmimin “Distinguished International Honor Graduate” dhe munda të përfaqësoj vendin tim në mënyrë të denjë!
Falenderimet më të mëdha shkojnë për ata që ranë dhe trasuan rrugë të ndritur për ne që sot të kemi përfaqësim të denjë kudo në botë!

Lexo edhe:  11-vjeçarja ngacmohet seksualisht nga një burrë para banesës, e preku me zor në gjoks e të pasme