Dita e xhumasë në xhamitë e Kosovës u dedikohet ligjërimeve kundër dhunës ndaj grave

Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, të premten e 2 dhjetorit, do të ligjërohet kundër dhunës ndaj grave në xhamitë e Kosovës.

Pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së, të premten në xhamitë e Kosovës do të ligjërohet kundër dhunës ndaj grave.

Lajmin e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot, në të gjitha xhamitë anekënd Kosovës, në hytben e xhumasë, do të ligjërohet tema ‘Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës’”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  E rëndë: Gjendet pa shenja jete Qazim Alaj i portalit ‘Shqip.com’