Disa persona grabisin dy të mitur në Prishtinë, nën kërcënimin e thikave ua marrin paratë
Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.
Me një situatë të tillë janë përballur së fundi dy fëmijë të moshës 13 dhe 14 vjeçare në Prishtinë, ku disa persona nën kërcënimin e armës ua kanë marrë paratë që kishin me vete.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mbi platonë e Pallatit të Rinisë, ku më pas të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe që çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do të merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.