Disa ditë pasi nisi mësimi, pesë nxënës rrahin një tjetër në një shkollë fillore të Suharekës

Pas një muaji grevë, të hënën ka filluar zyrtarisht mësimi në të gjitha shkollat e vendit. Për këto tri ditë mësim, ka pasur disa raste të përleshjeve mes nxënësve. Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme, në shkollën fillore “7 Marsi” në Suharekë.

Sinjali mëson se pesë nxënës të klasës së nëntë kanë sulmuar fizikisht një nxënës tjetër, të cilin e kanë futur në një klasë dhe e kanë rrahur, për motive ende të panjohura.

Për pasojë, nxënësi ka pësuar lëndime për çka ka marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës, teksa drejtoria e shkollës ka marrë masa ndëshkuese ndaj nxënësve të përfshirë në rast.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokuroria, me ç’rast kanë nisur hetimet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe janë mbledhur prova që dëshmojnë përfshirjen e të dyshuarve në përleshje.

Lexo edhe:  Burri dhe gruaja e bëjnë njëri-tjetrin për spital në ditën e Bajramit