Diplomon reperi i njohur shqiptar ‘’Ka qenë gjithmonë dëshira e nënës time’’

Reperi shqiptar, Arian Agushi i njohur si Gold Ag, krahas karrierës i përmbushur është edhe në jetën private, ku është i martuar e baba i dy djemve.

Por Goldi ka vendosur ta përmbushë veten edhe në shkollim.

Reperi i njohur përmes një postimi ka zbuluar se ka diplomuar dhe se ka vendosur që ta vazhdojë edhe masterin.

Sukesin ai ia dedikoi nënës së tij mësuese, si një nga shtysat kryesore.

Faleminderit kolegëve për dashnin, respektin dhe ndihmën në çdo aspekt.

Nanën time mësuese kur u larguam nga Presheva në vitin 1997, kur e pyesnin pse po shkoni në Prishtinë, u thoshte të gjithëve për shkollimin e Arianit.Dëshira e saj gjithmonë ka qenë që unë ta kem një fakultet. Dëshirën e saj e plotësova me diplomim e po e vazhdoj me master. Nanë e di që ty nuk të duhet diploma ime, por unë herët a vonë do t’ia shoh hajrin fjalës tënde. FALEMINDERIT ZOT’’, ka shkruar Ariani.

Lexo edhe:  “E kam pirë dashurinë tënde, më ka dehur trup e mendje”, Luizi i dedikon këngë – Kiara s’i mban lotët