Diola zbulon surprizën romantike nga Erolld Belegu

Diola Dosti është zgjuar ditën e sotme me një surprizë tepër romantike nga partneri i saj Erolld Belegu.

Bizesmeni i ka dhuruar një buqetë me lule dhe Diola nuk ka ngurruar që ta publikojë në Insta Story, duke e falënderuar publikisht partnerin e saj.

“Mëngjese si ky. Faleminderit Erolld Belegu”, shkruan nutricionistja.

Nga ana tjetër edhe Erolldi e ka ripostuar foton dhe ka shoqëruar me këngën e Montell Jordan, “This is how we do it” (kështu e bëjmë ne).

Kujtojmë se romanca e tyre nisi vetëm para disa muajsh dhe që prej asaj kohe dyshja herë pas here postojnë fragmente nga përditshmëria e tyre.

Lexo edhe:  Luizi rrëqeth: ‘Big Brother’ është shpresa ime e fundit, nëse nuk fitoj do iki përfundimisht në Amerikë