Dimri i gjatë, kosovarët e presin “pastërmën” në mes të rrugës

Të gjithë ata që kanë kaluar sot në magjistralen Prishtinë – Podujevë kanë mundur ta shohin një rast të pazakontë rreth rrugës.

Disa qytetarë kanë vendosur ta presin një lopë në afërsi të rrugës dhe në sy të të gjithëve.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar pamje derisa lopa shihet e therur në një livadh afër rrugës.

Veprimi i tillë përveç që ka qenë një situatë e rëndë në sy të qytetarëve që kanë kaluar ajo është e ndaluar edhe me rregullat e agjencisë së veterinarisë dhe ushqimit.

Lexo edhe:  “109 mijë euro njërit dëshmitar, 49 mijë dhe banesë tjetrit”, akuzon Prokuroria – dështon seanca ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve për krim të organizuar