Dikush thyen shpejtësinë e lejuar, dikush thyen gati rekordin e gjobave brenda 24 orëve- Shqiptohen 1698 tiketa

Thyerje të shumta të rregullave në trafik shpesh herë kanë çuar në ndalimin e drejtuesve të automjeteve në trafik.
Por me të ardhur sezoni i verës, padyshim se ndalimi i automjeteve bëhet edhe më i shpeshtë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 698 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në trafik.

Në të njëjtën kohë janë shkaktuar një aksident me fatalitet, 25 me dëme materiale dhe 41 aksidente me dëme materiale.

Duhet përkujtuar që rregulli që zakonisht thyhet më së shpeshti në  vendin tonë është tejkalimi i shpejtësisë, e që shumë prej gjobave janë pikërisht për këtë

Lexo edhe:  Pamje tjera nga grabitja me armë në Suharekë, Policia gjuhet me plaçkitësit