Dikush e shlyen kryqin dhe largon flamurin serb në Zveçan, e vendos flamurin kuq e zi
Në kodren mbi fshatin Grabovc, ku blloqe të mëdha guri mbështeten mbi njëri-tjetrin, u vendos flamuri shqiptar.
Banorët e këtij fshati të komunës së Zveçanit kanë thënë për kossev se flamuri me shumë gjasa është vendosur në kodër sot, pra disa orë më parë.
Flamuri ndodhet në një kodër, pranë një guri që është lyer me ngjyrë të bardhë.
Sipas vendasve, aty është vizatuar një kryq, i cili më pas është lyer.
Flamuri i Shqipërisë u vendos vetëm pak ditë pasi flamujt e kombëtar dhe të Kosovës, të cilët prej vitesh valëviteshin në lagjen e mëhallës Boshnjaçka, u zëvendësuan me të rinj.
Tashmë një ditë më vonë, flamujt e vjetër të Serbisë janë zëvendësuar dhe flamujt e rinj të Serbisë janë vendosur në të gjithë veriun e Kosovës, të cilët përveç në vendbanimet janë vendosur edhe përgjatë rrugëve kryesore..
“Populli ynë ka varur dhjetë herë më shumë flamuj serbë, që të shohin se ku jetojnë dhe si jetojnë”, tha pardje presidenti serb, duke akuzuar Prishtinën për planifikimin e provokimeve të reja, dërgimin e policëve për të “ngacmuar dhe arrestuar”. por edhe varjen e flamujve të Kosovës.
Çështja e flamujve në veri të Kosovës në fakt u ngrit sërish menjëherë pas zgjedhjeve lokale, në të cilat për shkak të bojkotit serb fituan përfaqësuesit e partive PDK dhe Vetëvendosje.
Vetëm një ditë më vonë, kryetarët e sapozgjedhur të komunave të Leposaviqit dhe Zubin Potokut njoftuan se do t’i heqin flamujt serb nga institucionet dhe do t’i zëvendësojnë me flamujt e Kosovës, kur edhe zyrtarisht t’i marrin mandatet e tyre, njoftoi atëherë Klan Kosova.
Flamujt e Kosovës janë vendosur menjëherë pas zgjedhjeve lokale dhe në stacione të caktuara të Policisë së Kosovës.
Sot flamujt në institucionet serbe janë ulur në gjysmështizë për shkak të tri ditëve zie, e cila u shpall pas tragjedisë që ndodhi në një shkollë në Beograd, ku mbetën të vrarë tetë nxënës dhe një roje sigurie dhe disa persona u plagosën. Mirëpo, vetëm një ditë më vonë, pra mbrëmë vonë, ndodhi një tjetër vrasje masive, kur U. B. (21), siç dyshohet, vrau tetë persona dhe plagosi 14 në afërsi të Mlladenovcit.