Dijonisi bën dedikimin prekës: Çmimin ia dedikoj nënës së ndjerë
Fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, Dijonis Biba, ka ndarë ditën e djeshme një foto që ka prekur ndjekësit e tij. Ai ka vizituar varrin e nënës. Nëna e Dijonisit, Marija është ndarë nga jeta dy vite më parë.
Gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, fituesi ka treguar se si ka thyer rregullat e dënimit të tij në Angli, për të qenë pranë nënës në momentet e fundit të jetës.
Gjithashtu, Dijonis Biba e ka përjetësuar nënën e tij në trup, duke i dedikuar një tatuazh portretit të saj në kraharor.
“Çmimin e madh ja dedikoj nënës time që nuk e kam gjallë. Gjatë sfidës, vetëm imazhi i nënës time mu shfaq para syve dhe më ka ndihmuar. U bë forca imë”, tha Dijonisi pas fitores.