Digjet një shtëpi në Zubin Potok, pronari në Serbi

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka nisur hetimet për një rast të zjarrvënies që dyshohet të ketë ndodhur në Zubin Potok, ku një shtëpi dy katëshe është djegur para disa ditësh.

Shkaktari i zjarrit akoma nuk dihet, por që pronari i shtëpisë ndodhet në Serbi – prandaj rasti dyshohet se nuk është denoncuar menjëherë, mëson Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se posa Policia është njoftuar në lidhje me rastin, gjatë ditës së djeshme ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast janë bërë ekzaminimet e nevojshme. Përveç shtëpisë, edhe një objekt përcjellës dyshohet se është djegur, por që intervenimi është bërë nga Zjarrfikësit në Zubin Potok.

Sipas informacioneve të para, pronari i shtëpisë ndodhet në Serbi dhe nuk dihen më shumë detaje, ndërkohë që disa qytetarë nuk kanë pranuar të japin deklarata para policëve në cilësinë e dëshmitarëve.

Posa janë kryer procedurat e intervenimit, në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rasteve si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe “Zjarrvënie”.

Lexo edhe:  Dhimbje pa fund: Varrosen nënë e bir që vdiqën nga vërshimet në Pejë