Digjet një bager në Zveçan, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një ekskavator është përfshirë nga zjarri në Zveçan.

Sipas njoftimit të Policisë nuk raportohet për të lënduar.

“Zveçan 24.04.2023-03:40. Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një ekskavator. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar’’thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu është bërë e ditur se rasti i cili është iniciuar si “Zjarrvënie” është duke u hetuar.

Lexo edhe:  “I tha ‘Ik’, por ajo bëri rezistencë”, flet vjehrri i 33-vjeçares që dyshohet se u vra nga grabitësit