Diaspora solli në Kosovë 1.3 miliard euro për 1 vit

Në tre muajt e fundit të vitit 2023, remitencat apo dërgesat nga bashkëatdhetarët kanë shënuar vlerën prej në 1.3 miliardë euro, një rritje prej 9.9 përqind krahasuar me vitin paraprak.

Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve, sipas raportit të BQK-së, vijnë përmes kanaleve formale që janë bankat.

Poashtu është bërë e ditur se remitencat vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, që përbëjnë rreth 59.2 për qind të gjithsej remitencave.

Për ekonomistët dërgesat e bashkatdhetarëve po përmbushin një pjesë të madhe të buxhetit të vendit, por organet përkatëse shtetërore nuk po i shfrytëzojnë ato siç duhet dhe nuk po bëhet lehtësira në raport me mërgimtarët sa u përket dërgesave.

Lexo edhe:  Këta janë dy personat që shiten bileta false deri në 400 euro për ndeshjen Shqipëri-Çeki