Dhurohen 30 pako ushqimore për banorët e fshatrave Cerajë, Bistricë e Koshtovë

Dega e Bereqetit në Mitrovicë e përkrahur nga shoqata nga diaspora “smile together”, ka ndihmuar me pako ushqimore, dhe higjenike, banorët e fshatrave të Leposaviqit: Cerajë, Bistricë, Koshtovë e Vllahisë.

Në këto fshatëra u shpërndanë gjithsej 30 pako ushqimore.

“Falenderojmë shoqatën ” smile together ” për këtë donacion, duke lutur Allahun që t’i shpërblejë të gjithë donatorët dhe udhëheqësinë e shoqatën e prirë nga bashkëatdhetari Asllan Rudaj. Bamirës, Allahu ju shperbleftë me të mirat e Tij” thuhet në njoftimin e shoqatës.

Lexo edhe:  Alarmante: Një fëmijë publikon fotografi me armë të ftohta në Tik Tok