Dhunohet seksualisht një vajzë në një motel në Lipjan, babai i 16-vjeçares denoncon rastin në Polici

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve dhe dhunës seksuale ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për raste të tilla, ku viktimat shpesh herë janë vajza të mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Prishtinë, ku një burrë ka deklaruar në Polici se vajza e tij e mitur është njoftuar me një person të rritur dhe ka dyshime se me të ka pasur kontakt intim.

Sinjali mëson se 16-vjeçarja ka deklaruar para hetuesve policorë se ditën e hënë bashkë me të dyshuarin kanë shkuar në një motel në komunën e Lipjanit, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Me të marrë informatën, njësitë policore janë vënë në lëvizje, me ç’rast kanë nisur kërkimet për ta kapur personin e dyshuar.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që vajza e mitur të dërgohet në strehimore. Rasti është cilësuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore pritet të merren ditëve në vijim.

Lexo edhe:  "Kam frikë për jetën time", Blick: Gazetarja që kritikoi Xhakën, nuk lëviz e pashoqëruar