Dhunimi i 11-vjeçares: 15 vite burg për Ekrem Rexhepin, ky është vendimi për të tjerët

Është shpallur vendimi dënues në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Gjykata ka dënuar Ekrem Rexhepin dhe Gent Rexhepin me 15 vjet burgim, respektivisht 9 vjet burgim.

Derisa avokati Limani ka thënë që Shkëlqim Kamberi është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Xh.S dhe G.J janë dënuar me nga 8 vite burg.

Njoftimi i Gjykatës:

Prishtinë 24 shkurt 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka shpallur sot Aktgjykimin në rastin ndaj 11 vjeçares, ashtu që ka bërë rikualifikimin e veprave penale dhe ndarjen e dispozitivëve për të përcaktuar përgjegjësinë penale për secilin nga personat e dyshuar. Gjykata nuk ka gjetur që e dëmtuara të ketë qenë e trafikuar apo viktimë e veprës penale të trafikimit me njerëz.

I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

I mituri XH.S është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe për veprën penale – Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.

I mituri G.R është shpallur fajtor për veprat penale Dhunimi, Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë (9) viteve.

I mituri G.J është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe veprën penale – Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.

I akuzuari SH.K është liruar për veprën penale Shërbime Seksuale të viktimës së trafikimit.

Lexo edhe:  Kërcet grushti në korridorin e degës së Gjykatës në Skenderaj: Burri e bën për spital një 38-vjeçar dhe ikë

Vetura e përdorur dhe telefonat e përdorur janë konfiskuar, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko civil.