Dhunë në një familje: Pejani dyshohet se e goditi gruan dhe e përzuri nga shtëpia

Çdo ditë në vendin tonë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga familjarët e tyre. Por nuk janë të rralla edhe rastet kur nga dhuna pësojnë edhe nuset të cilat kanë probleme me vjehrra, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur mbrëmë vonë në Pejë, rreth orës 23:45,  në rrugën “Oso Kuka” ku një grua, rreth 23-vjeçare ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe psikikisht nga bashkëshorti i saj.

Me të marrë vesh rastin, Policia menjëherë doli në vendin e ngjarjes, ku takoi viktimën dhe e shoqëroi në stacionin policor të Pejës. Ajo deklaroi se bashkëshorti i saj, rreth 26-vjeçar, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, duke e goditur në krah dhe e përzënë nga shtëpia.

Viktima tha se nuk kishte nevojë për trajtim mjekësor dhe, pas intervistimit, ka zgjedhur të strehohet te prindërit e saj. Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga policia, ku e ka mohuar dhunën, duke thënë se “vetëm ia ka larguar duart, pasi ajo e kishte kapur për fytyrë.”

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet procedurë hetimore për veprën penale “Dhunë në familje”,.

Lexo edhe:  Historiani serb: Për 50 vjet do të shuhemi si popull