Dhunë në një familje në Veternik: Burri rrah brutalisht gruan e tij, përfundon në ndalim policor
Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre, të cilët nuk i denoncojnë shumë herë për shkak të frikës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Veternik të Prishtinës, të martën, në orët e mbrëmjes.
Sinjali mëson se një grua e ka raportuar bashkëshortin e saj J.U., në Polici për dhunën që ia ka shkaktuar, duke e sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre pas një mosmarrëveshje që patën.
Përballë kësaj situate, gruaja ka vendosur që zgjidhja më e mirë është që të kërkohet ndihmë nga Policia, duke e denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën që ia ka shkaktuar.
Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur burrin e dyshuar, i cili pas shoqërimit në stacion policor, është intervistuar dhe me urdhër të Prokurori të Shtetit është ndaluar për 48 orë.