Dhunë në një familje në Prishtinë, kryefamiljari dyshohet se rrahu bashkëshorten dhe vajzat

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua në Prishtinë, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë.

Sinjali mëson se 61-vjeçarja ka pohuar se viktima të dhunës nga i moshuari, ishin edhe vajzat e tyre dhe si pasojë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 70-vjeçari është ndaluar për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Gruaja e Rexhep Selimit, Shqipja: Takohemi një herë në muaj dhe flasim me video kamera