Dhunë në një familje në Mitrovicë: Gruaja kërkon ndihmën e Policisë, arrestohet bashkëshorti i saj

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht janë gratë ato të cilat kërkojnë mbrojtje institucionale për shkak të dhunës që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Në Polici kanë përfunduar gjatë ditës së djeshme edhe një çift nga Mitrovica, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar 46-vjeçarja e cila është ankuar se vazhdimisht ka telashe me bashkëshortin e saj. Sipas saj, rastin e fundit ai ka eskaluar duke e ofenduar me fjalë nga më të ndryshmet.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pasi i është nënshtruar alkotestit ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden në shtëpi armatim dhe një xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë