Dhunë në një familje në Istog: Gruaja e rrah bashkëshortin dhe dy fëmijët e vegjël

Dhuna në familjet kosovare po vazhdon të rritet. Jo rrallëherë në tilla raste ka edhe abuzim e keqtrajtim të fëmijëve të mitur. Kështu dyshohet se ndodhi së fundmi në Saradran të Istogut, ku një 23-vjeçare u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortit dhe fëmijëve të tyre.

Rasti u denoncua nga burri i të dyshuarës, i cili kërkoi ndihmën e Policisë.

Siç merr vesh Sinjali, e dyshuara është një 23-vjeçare, e cila dyshohet se e ka sulmuar fizikisht burrin dhe fëmijët e mitur, njëri 6 vjeç dhe tjetri 8 vjeç.

Bazuar në informacionet e para, ky nuk është rasti i vetëm i dhunës nga gruaja, prandaj burri ka dorëzuar në Polici edhe pamje të rasteve të tjera.

Pas raportimit të rastit, Policia ka arrestuar të dyshuarën dhe e njëjta është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprat “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i fëmijëve”.

Lexo edhe:  Shkurte Fejza shpërblehet me çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare” në Turqi