Dhunë në familje në Gjakovë – babai godet vajzën dhe dorëzon armën pa leje, ndalohet për 48 orë

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Rogovë të Gjakovës, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin për dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur dhe për posedim të armës pa leje.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se dje pasdite, në një familje në fshatin Rogovë, ka ndodhur një incident familjar ku i dyshuari Nexhmedin Kryeziu, 41-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij L.K..

Sipas informacioneve, përderisa e mitura ishte duke ngrënë drekë, babai ia kishte marrë telefonin dhe e kishte goditur me shkelm në kokë. Fatmirësisht, viktima nuk ka pësuar lëndime të dukshme, por ka marrë tretman mjekësor dhe është strehuar në shtëpinë e sigurt, pas intervistimit në prani të punëtorit social.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës. Gjatë hetimeve, ai ka mohuar dhunën, por ka pranuar se posedon një armë zjarri, të cilën e ka dorëzuar vullnetarisht. Arma – e paautorizuar dhe e papërdorur në rast – është sekuestruar së bashku me fishekët përkatës nga njësia hetimore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve

Lexo edhe:  Ky është çifti i moshuar që u gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre në Rahovec