Dhunë në familje dhe armë pa leje në Prekaz të Poshtëm – Një 19 vjeçar përfundon në mbajtje
Një rast i rëndë i dhunës në familje, i kombinuar me posedim të paautorizuar të armës, është raportuar më 25 qershor në fshatin Prekaz i Poshtëm të Skenderajt.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se një grua, ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, me ç’rast ka pësuar goditje të shumta me grushte në trup dhe kraharor. Viktima është dërguar fillimisht në QKMF – Skenderaj, e më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për tretman të mëtejshëm mjekësor.
Pas raportimit të dhunës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, më 26 qershor rreth orës 18:30 është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në rrugën “Ilaz Kodra”, ku policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë, me një karikator..
Në këtë rast janë përfshirë dy të dyshuar: F.K, 57 vjeçar – ndaj të cilit është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. Me vendim të Prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt. Dhe,
E. K., 19 vjeçar– i cili sipas hetimeve dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës A.Rr, 17 vjeçar. Për të është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyja veprat penale janë proceduar në kuadër të një rasti të vetëm hetimor.
Hetimet janë në vazhdim dhe pritet zbardhja e plotë e rrethanave.