Dhunë në familja në Ferizaj: Njëri rrahë gruan, tjetri rrahë nënën dhe përleshet me vllaun
Në qytetin e Ferizajit kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje, thuhet në raportin e fundit të Policisë së Kosovës.
Në rastin e parë një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Ndërsa në rastin tjetër dy vëllezër ishin rrahë mes veti, ndërsa njëri nga ta dyshohet se ka sulmuar fizikisht edhe nënën e tyre.
Në të dy rastet, të dyshuarit për veprat penale, janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
DHUNË NË FAMILJE – Ferizaj 02.09.2023 – 00:45. Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare bashkëshorten se tij, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime. Viktimës i ka ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE & SULM – Ferizaj 02.09.2023 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se janë përleshur fizikisht mes vete dhe njëri nga të dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendin të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.