Dhunë edhe ndaj vajzave: Babai në Mitrovicë rrah të bijën 17-vjeçare, gruaja e denoncon në Polici

Jo rrallëherë prindërit përfundojnë në pranga për shkak të keqtrajtimit që ua bëjnë fëmijëve.

Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë që ka ndodhur së fundmi, ka rënë në pranga të Policisë një burrë në Mitrovicë.‍

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rasti është zbuluar pasi është raportuar nga nëna e vajzës, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak të dhunës që burri ka ushtruar ndaj të bijës së tyre.

Bazuar në dëshminë e saj, pas një konflikti verbal, burri e ka goditur me grushte vajzën e tyre, duke i shkaktuar lëndime por edhe shqetësim e frikë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është punëtori që vdiq pasi u rrëzua nga objekti ku punonte