Dhuna në familje s’ka të ndalur: 41-vjeçari në Obiliq e rrah gruan me mëngjes, përfundon në Polici

Mosmarrëveshjet mes çifteve shpesh herë eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike. Zakonisht viktima janë gratë të cilat kërcënohen e dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre e që më pas kërkojnë ndihmën e Policisë për të siguruar mbrojte.

Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, kur edhe kishte plasur sherri mes çiftit e që më pas gjithçka eskaloi në dhunë fizike ndaj 41-vjeçares. Për shkak të dhunës së përjetuar, gruaja ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë ajo rastin e ka denoncuar edhe në Polici, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer gjithë tmerrin që përjetoi.

41-vjeçari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  U dënua për një vrasje që s’e kishte kryer, shpallet i pafajshëm pas 48 vitesh në burg