Dhuna në familje, policia arreston katër burra që rrahën gratë e tyre
Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e enjte ka arrestuar katër persona të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.
Sipas raportit të Policisë, rastet e dhunës kanë ndodhur në Podujevë, Lipjan, Prishtinë dhe Viti.
Lidhur me rastet, Prokuroria ka vendosur që të dërgojë në mbajtje personat e dyshuar, kurse viktimat kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor.
Gjeni më poshtë rastet sipas raportit të Policisë:
Podujevë 13.04.2023 – 13:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Lipjan 13.04.2023 – 13:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me vendim te prokurorit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje.
Prishtinë 13.04.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Viti 13.04.2023 – 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.