Dhimbje e lot në varrimin e 52-vjeçarit që humbi jetën në vendin e punës në Lipjan
Lot e dhimbje në varrimin e Naser Avdullahut, punëtorit që humbi jetën në vendin e punës.
I ndjeri kishte pësuar lëndime të rënda trupore pasi ra nga kati i 4-të i një objekti ku punonte në Lipjan.
52-vjeçari ndërroi jetë pasi u dërgua në QKUK, ndërsa sot gjatë ditës është varrosur, përcjell IndeksOnline.
Kujtojmë se në lidhje me vdekjen e 52-vjeçarit, dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.