Dhëndri nga Gjermania kërcënon me jetë motrat e gruas në Kosovë, posa vjen në pushim arrestohet

Një mërgimtar ka përfunduar në prangat e Policisë me të arritur në vendlindjen e tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ai u arrestua pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë dy motrat e bashkëshortes së tij të cilat jetojnë në Kosovë.

Sipas 53-vjeçares që denoncoi rastin në Polici, dhëndri i saj 50-vjeçar që jeton në Gjermani, vazhdimisht e kërcënon përmes mesazheve dhe video incizimeve. Njëjtë ka pohuar edhe motra tjetër më e re.

Kjo ka bërë që i dyshuari posa të arrijë në vendlindjen e tij në Komoran, të arrestohet dhe të shoqërohet në Polici për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’ dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Plaçkitet shtëpia e Bajram Kelmendit