Dhëndri ia zë pritën mikut në Kçiq të Mitrovicës, tenton t’i qërojë hesapet për konfliktin me djemtë e tij

Konfliktet mes familjes së gruas dhe dhëndrit, janë të shpeshta në vendin tonë. Ato shpesh eskalojnë edhe në fyerje, të shara e sulme fizike. Një rast i ngjashëm ka ndodhur të hënën në Kçiq të Mitrovicës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit të ditës së djeshme, kur një person ia ka zënë pritën mikut të tij, në mes të rrugës me veturë. Aty ka plasur debati mes tyre për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme.

Sinjali mëson se motivi është një fjalosje që viktima (miku) ka pasur kohë më parë me djemtë e të dyshuarit, nipat e tij në Hungari dhe ka vendosur që vet t’i qërojë hesapet.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici dhe dy palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Ndaj të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si kanosje.

Lexo edhe:  Afër 200 mijë euro shuma totale e dorëzanisë që u pagua nga ish-kryetari i Shtërpcës dhe pesë të akuzuarit e tjerë