Dhëndri i Glauk Konjufcës i “zëshëm” në QNR, tregon se cilat fletëvotime janë të vlefshme
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, sot është aktivizuar edhe dhëndri i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Shkëlqim Rexha.
Pamjet e siguruara nga Nacionale tregojnë se në një tavolinë të numërimit, Rexha shihet duke iu treguar numëruesve se një fletëvotim duhet të jetë i vlefshëm.
Presioni ndaj numëruesve të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve nuk ka të ndalur.
Përveç zyrtarëve të VV-së, ata po përballen edhe me zyrtarë tjerë të KQZ-së, të cilët i ka punësuar pushtetit.
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ku ka filluar numërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjenden në 177 kuti të votimit, sot është parë edhe Shkëlqim Rexha, zyrtar për Operacione Zgjedhore.
Në bazë të videos së publikuar, shihet se sugjerimi i Rexhës për numëruesit vije pasi veprimit të anëtarit të VV-së në KQZ, Albin Krasniqi, i cili ishte aty.
Pamjet tregojnë se Alban Krasniqit, bashkëshortit të ministres së Drejtësisë, nuk i interesojnë fare shpjegimet e trajnerit Arsim Krasniqi, i cili mundohet të tregoi se janë duke i respektuar procedurat në këtë proces.
Pas këtij komunikimin, afër tavolinës shihet Shkëlqin Rexha, ku iu tregon numëruesve se fletëvotimi në fjalë duhet të numërohet si i vlefshëm.
“Qëllimi i votuesit është i qartë edhe shkojmë me te vlefshme. Veç duhet me e llogaritë një sen, që na e kemi nxjerr prej zarfeve dhe kemi mujtë na me e dëmtu”, thotë Rexha.
Nacionale ka raportuar se Shkëlqim Rexha është dhëndër i nënkryetarit të LVV-së, Glauk Konjufca.
Rexha pozitën e zyrtarit për Operacione Zgjedhore e ka marrë vitin e kaluar.