Detaje: Zbulohet emri i viktimës dhe të dyshuarit për vrasjen në Dragodan
Një person është vrarë në lagjen Arbëria (ish Dragodan) të kryeqytetit, pranë një hoteli.
Sipas informatave të para, rreth orës 13:20 policia ka marrë informacionin për të shtëna më armë në një hotel në Dragodan.
Policia me njësite ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor ku është konstatuar vdekja e një personi pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Veriu.info nga burime brenda instirucioneve të sigurisë mëson se viktima është Rexhep Tahiri nga Podujeva, i moshës mbi 50 vjeçe.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se i dyshuar për vrasjen është personi me emrin Gani Mustafa.
Deri më tash nuk dihet shkaqet e konfliktit që quan në këtë vrasje.