Detaje të reja: Zyrtari policor dyshohet se vrau burrin e tezes në dasmë

Ferizaj është tronditur pasditen e sotme pasi një incident në fshatin Bibaj në një dasmë, ka përfunduar me tragjedi.

Siç mësoi ekskluzivisht Sinjali, një person ka mbetur i vrarë jashtë oborrit të një restoranti ku po mbahej një dasmë.

Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive nga ky incident i rëndë, ku i dyshuari që shtiu me armë automatike ndaj një personi, është zyrtar policor.

Personi që dyshohet se ka ekzekutuar viktimën është Besim Ramadani.

Ai dyshohet se privoi nga jeta burrin e tezes së tij, për motive akoma të panjohura, teksa është dorëzuar në Polici pas krimit të rëndë.

Po ashtu, Sinjali mësoi se viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu – i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborri të një restoranti.

Lexo edhe:  Pandeli Majko rrëfen për takimin me ish-krerët e UÇK-së: Hashimi i qetë, Kadria i qartë, Jakupi i sprovuar