Detaje të reja për aksidentin në Leposaviq, në mesin e të aksidentuarve edhe një kosovare
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin që ka ndodhur në dalje të Leposaviqit.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe zjarrfikësit, por policisë dhe shërbimi emergjent mjekësor.
“Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera, shtohet se nga gjashtë të lënduarit 5 janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetase e Kosovës.
Të gjithë personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe të njëjtit janë duke pranuar trajtim mjekësor.