Detaje të reja nga zhdukja e mistershme e 60 vjeçarit, flet gruaja e tij

Nezir Osmani tash e 5 ditë është raportuar i zhdukur nga familja e tij.

60 vjeçari nga Kodra e Trimave, Prishtinë, sipas bashkëshortes së tij Shukries është larguar nga shtëpia dhe deri më tani nuk ka kontaktuar me asnjë person të njohur të tij ose familjes.

“Nga kamerat e sigurisë e kemi parë që për herë të fundit ka qenë në fshatin Lupq. Në kamera e kemi parë që fizikisht ka qenë në gjendje të mirë. Unë po dyshoj që ka përjetuar ndonjë sulm në tru dhe i është shfaqur harresa sepse asnjëherë nuk kemi pas ndonjë konflikt dhe nuk ka ndonjë arsye që të largohet nga shtëpia”, ka thënë ajo.

Osmani poashtu ka një apel për ata që mund të kenë kontakt me Nezirin.

“Deri më tash na kanë telefonuar në telefon duke na thënë e pamë këtu, e pamë aty, por kur kemi shkuar në vendin e ngjarjes nuk e kemi gjetur. Nëse e shihni ndokund ndalojeni dhe flisni me të. Ai nuk është njeri agresiv, nuk ka probleme psiqike. Ndaj nëse e shihni ndaleni dhe na telefononi”, ka shtuar ajo.

 

Lexo edhe:  E dhimbshme: Vdes në moshë të re mitrovicasja, Kaltrina Isufi