Detaje të reja nga përplasja në festë: Blero u kap me sigurimin pas ia ngacmuan të dashurën, dyshohet se i kërcënoi me jetë

Sot është raportuar për incidentin në “After Party-n” e Big Borther VIP Kosova 2. Këngëtari i njohur, Blero i cili ishte pjesë e kastit të këtij formati, është konfrontuar fizikisht me disa nga pjesëtarët e sigurimit të KlanKosovës.

Sinjali ka mësuar detaje të reja të rastit nga persona që ishin prezentë në vendin e ngjarjes dhe demantojnë deklaratën e këngëtatit Blero.

Gjithçka thuhet të ketë ndodhur pasi njëri nga pjesëtarët e sigurimit po dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht të dashurën e Bleros, gjë që shkaktoi reagimin e saj.

Sipas sinjalizuesve, e njëjta pas ngacmimit, i është rikthyer me një pije në dorë sigurimit shtatlartë duke ia hedhur në fytyrë dhe aty dyshohet se eskaloi situata.

Krejt incidenti që ndodhi para syve të Bleros e bëri këtë të fundit të reagojë ashpër, ku i mllefosur ka tentuar ta godas pjesëtarin e sigurimit me grusht, por me ndërhyrjen e të pranishmëve i njëjti është larguar për pak sekonda.

Por ai e pësoi vet, kështu duke u goditur së paku dy herë nga punëtori i sigurimit.

Në atë moment, situata ka dalë jashtë kontrollit, ku janë thyer disa tavolina e pije të ndryshme.

Në përleshje e sipër, një tjetër pjesëtar i sigurimit është involvuar dhe mes turmës ka arritur të depërtojë deri te Blero, duke e goditur të njëjtin po ashtu me grushte.

 

Pas sulmit në sallën ku ndodheshin, Blero i është drejtuar atyre duke i kërcënuar se do t’i ndjekë penalisht “Keni me e pa. Ka me iu mbytë. Ka me iu qit në gjyq”.

Në këtë moment është ndalur festa nga njëri prej drejtorëve të KlanKosovës dhe të gjithë të pranishmit janë shpërndarë me shpejtësi.

Të gjithë këtë ngjarje, sipas Prive-s, e ka mohuar këngëtari në fjalë duke thënë se është ishte “një ngatërresë e vogël”.

Lexo edhe:  Emocionuese: Tani rrëfen historinë tragjike të jetës, i kërkon falje prindërve

“Nuk bëhet fjalë për rrahje. Ishte një ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt. Si zakonisht, për tituj bombastik, ngjarjet zmadhohen në portale”, raportohet të ketë thënë ai për Prive, duke tentuar që ta fshehë atë që ka ndodhur.