Detaje nga Burgu i Hajvalisë – Lulzim Selmani u vetëvar në qelinë ku qëndronte i vetëm
Mbrëmë rreth orës 21:00 është raportuar një rast i rëndë në Burgun e Hajvalisë, ku i paraburgosuri Lulzim Selmani u gjet i vetëvarur në pavijonin B2, qelia nr. 8.
Burimet brenda institucionit korrektues bëjnë të ditur se Selmani ka qenë i vetëm në qeli në momentin e ngjarjes.
Zyrtarët korrektues kanë njoftuar menjëherë hetuesinë dhe forenzikën, ndërsa njësia mjekësore ka konstatuar vdekjen në orën 21:07.
Edhe pse fillimisht kishte shenja jete dhe u tentua reanimimi, përpjekjet rezultuan të pasuksesshme.
Hetuesit dhe forenzika tashmë kanë nisur procedurat për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes tragjike.