Dëshmitë e prokurorisë: Pamje e papublikuar më parë e grupit të Radojçiqit

Nacionale tashmë ka publikuar pjesë nga aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj grupit terrorist të Milan Radojiçiq, që organizoi sulmin në Bajnskë para një viti.

Më poshtë, mund të shihni pamje të papublikuara më parë të grupit të Radojiçiq.


Ndërkohë, në aktakuzën e siguruar ekskluzivisht nga Nacionale, thuhet:

“Në periudhën kohore nga viti 2017 deri më 24 shtator 2023, i pandehuri Milan Radoićić, në cilësinë e kreut të grupit terrorist të strukturuar, ka siguruar të ardhura në mënyrë të tërthortë, ku pjesa më e madhe e tyre janë përdorur për armatim të rëndë – blerje dhe furnizim me armë të rënda për grupin terrorist, uniforma ushtarake – sigurimi i uniformave për pjesëmarrësit e grupit, mbështetje logjistike – sigurimi I pajisjeve dhe shërbimeve logjistike për operacionet e grupit, pagesën e pjesëmarrësve të grupit – financimi i pjesëmarrësve të grupit terrorist për të siguruar përfshirjen dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në veprimtaritë kriminale, veprime këto me qëllim të lehtësimit dhe financimit të veprave terroriste, rrjedhimisht krijimit të kapaciteteve të nevojshme për kryerjen e akteve terroriste”.

Lexo edhe:  Gjuajti me armë dhe i rrahu babë e bir: Zbulohet kush është personi i shpallur në kërkim për sherrin në Ferizaj