Dëshmia e Imerit në Speciale: Thaçi, i vetmi që kishte kërkuar në media të zbulohen vrasjet e LDK-së

Sot në Gjykatën Speciale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, ka dhënë dëshminë e tij, aktivisti i LDK-së, Imer Imeri.

Në dëshminë e tij, ai ka përmendur ish-presidentin, Hashim Thaçi, për të cilin tha se ishte i vetmi që ka kërkuar të zbulohen siç thotë ai ‘vrasjet e LDK-së’.

”I vetmi Hashim Thaçi ka kërku në media që të zbulohen këto raste, vrasjet e LDK-së dhe e ka thirrë prokurorin e përgjithshëm në atë kohë dhe ai u deklaru”.

Këtë ai e tha ndërsa pohoi se për këto çështje kishte pasur takim dhe kishte biseduar me ish-presidentin Thaçi.

”Po, e kam pyet. Tha se nuk e ka ditë. Ka thënë më vjen keq”, tha Imeri, duke e përshkruar kështu një takim “në fund të vitit 2016, në fillim të vitit 2017”.

Ndërsa u përgjigjej pyetjeve të mbrojtëses së viktimave, Maria Radziejowska, ai tha se përveç Thaçit, nuk është kontaktuar nga dikush tjetër nga UÇK-ja për rastin e tij pas luftës.

Lexo edhe:  Edhe një xhami në Viti cak i hajnave, vidhen paratë e grumbulluara në arkë