Dëshira për të hyrë në Big Brother VIP Kosova, nis protesta e Labinot Rexhës
Ka nisur protesta e organizuar nga këngëtari Labinot Rexha.
Përmes kësaj proteste, ai ka shfaqur dëshirën për t’u bërë pjesë e edicionit të 4-të të megaspektaklit Big Brother VIP Kosova.
Në vendin e ngjarjes janë edhe Policia.
BBVK qysh nga edicioni i parë ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve anembanë botës.
Shtëpia ka mbledhur emra të njohur nga fusha të ndryshme të artit, medias dhe sportit, ka sjellë për publikun emocione të forta, lot, surpriza, tension, dhimbje e gëzim.
Secili sezon i kësaj gare, ka krijuar histori të veçanta, miqësi, përplasje e momente që janë komentuar gjatë në rrjete sociale dhe media.
Jo rastësisht, Big Brother VIP Kosova mbetet një nga formatet më të ndjekura dhe më të kërkuara nga publiku shqiptar.

