Derrat e egër ia presin rrugën shoferit në Gërmi

Derra të egër janë parë në parkun e kryeqytetit, Gërmi.

Faqja në Facebook “Vrojtuesit e Lagjes”, ka publikuar një video ku shihen në lëvizje disa derra të egër.

Ata lëvizin skaj rrugës dhe më pas i presin rrugën veturës nga e cila janë incizuar.

Vlen të theksohet se nuk është e zakonshme që derrat të shfaqen në këtë zonë shumë të frekuentuar.

Lexo edhe:  Ky qytet i bukur po i paguan njerëzit 30 mijë euro për të jetuar atje