Dërgohet në spital pa shenja jete një person, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Rajonal në Prizren, ku një person nga Dragashi është dërguar pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët bëjnë me dije se viktima është i gjinisë mashkullore nga Dragashi.

“Në Spitalin Rajonal të Prizren është sjellë  pa shenja jete një mashkull kosovar.  Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Lexo edhe:  “Ta q* nanën ta hjeki krytë brisk, do t’iu kalli me benzinë”/ Vushtrriasi kërcënon punëtorët e KRM Uniteti