Deputetja e VV-së që nuk e dëgjonte Kurtin në seancë, por shikonte reklama të shporetëve në Facebook

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Isufi, në seancën e fundit në Kuvend (e premte), si duket ishte në hall se si t’ia bëjë gjatë motit të ftoftë në muajt e ardhshëm.

Kjo pasi deputetes më shumë i interesonte oferta në Facebook për shporet, sesa argumentet e kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij për çështjet aktuale në vend.

Bëhet fjalë për një shporet në vlerë prej 1450 euro, të cilin deputetja ndoshta e shikonte për ta blerë.

Kur është pyetur pse po shikonte shporete gjatë seancës së Kuvendit, deputetja tha se vetëm po i analizonte.

“I ka qit qeveria, i analizojsha… kurgjo” – tha Isufi.

Por, deputetja këtë shporet po e shikonte për një qytetar, e jo për vete.

“Jo, unë jo personalisht, por më ka pyetur dikush prej qytetarëve”.

Kosova gjatë dimrit pritet të përballet me reduktime të ashpra të rrymës.

Lexo edhe:  Goditen me veturë tre policë në Ferizaj, të dyshuarit ia mbathin, u gjendet narkotikë