Deputetja e PDK-së e merr në Kuvend foshnjën 1 muajshe
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka shkuar sot në Kuvend, bashkë më foshnjën e saj njëmuajshe.
Kjo është prej paraqitjeve të para të një deputeteje me foshnjën e saj në Kuvend.
Më herët ka pasur raportime për nënat deputete, si Stella Creasy në Britani të Madhe, që kanë marrë me vete foshnjet e tyre të sapolindura në vendin e punës.
Më 25 shtator të këtij viti, deputetja Musliu -Shoshi njoftoi se është bërë nënë për herë të dytë.