Deputetja e AAK-së i kërkon dorëheqje Kryeministrit Kurti!
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për menaxhimin e Qeverisë Kurti, duke theksuar se edhe pse e ka shumicën në Parlament ka dështuar në të gjithë sektorët.
Sipas saj, kryeministri Albin Kurti është duke i bërë të gjitha këto kauza për ta rrëzuar vetveten dhe është koha të japë dorëheqje, ngase siç thotë ajo nuk është marre.
“Menaxhimi i Qeverisë Kurti është në dështim e sipër sepse menaxhim me të dobët nuk e di a kemi pasur ndonjëherë edhe pse e ka shumicën në parlament. Ndoshta krejt këto kauza është duke i bërë ta rrëzojë veten një ditë dhe ti sheh që nuk është për qeverisje sepse puna e tij nuk është duke funksionuar”.
“E kanë edhe deputet në Vetëvendosje që nuk është duke funksionuar siç kanë dalë në zgjedhje me ato kauza të cilat janë zotuar se do ti realizojnë. Drejt zgjedhjeve ne nuk kemi fuqi ta rrëzojmë mirëpo mirë është me kohë me dhenë dorëheqje sepse nuk është marre”, tha Bytyqi.
Ndërsa sa i përket takimeve të vazhdueshme sa i përket dialogut, Bytyqi tha se nuk po shohin zgjidhje.
Mes tjerash, ajo shtoi se ministrja Donika Gërvalla e ka parë të arsyeshme të merret me punë e brendshme të ministrisë e jo për njohje të reja, raporton EO.
“Ne dialog e kemi parë që janë duke u mbajtur disa takime. Ne si aleancë e kemi cekur se pa ShBA dhe BE mirë është mos me pas dialog. Besoj se duhet zgjidhje. E kemi parë edhe ministrja Gërvalla ka thënë se këtë vit do të ketë liberalizim të vizave por që nuk po bëhet dhe po shohim se nuk ka menaxhim të ministrave”.
“Ministrja Gërvalla e ka parë të arsyeshme të merret me ministrinë brenda përbrenda stafit se kënd me shkarkuar dhe emëruar. E ka parë të arsyeshme të punësojë të afërmit e vet dhe nuk është e interesuar rreth dialogut dhe çështjeve tjera s ai përket njohjeve”, tha ajo.