Deputeti i VV’së s’tregon si iu shumëfishuan votat, por tallet me Kocin: Unë nuk e rruaj kokën për like

Deputeti në ardhje i Vetëvendosjes, Alban Bajrami, nuk i pëlqyen pyetjet kritike të avokatit Arianit Koci lidhur me rezultatin e tij të shumëfishuar në zgjedhjet e fundit

Avokati Koci kishte shprehur habinë se si Bajrami, nga rreth 13.000 vota në shkurt 2025, kishte arritur të merrte 45.000 në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Por Bajrami nuk ka zgjedhur të flasë për shifrat, por për veprimet e Kocit. Sipas tij, protesta e Kocit para Kuvendit gjatë verës ishte thjesht për “llajka”.

“Për dallim prej tij, unë për asnjë çmimi nuk e rruaj kokën para mediave siç e ka bërë ai për pak llajka në Facebo0k”, tha Bajrami, duke bërë të qartë se politika e tij nuk “shitet për like”.

Lexo edhe:  Gjyqtari i Speciales: Mund të japim edhe dënime me burg të përjetshëm