Deponohen mbi 930 euro false në një bankë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për deponimin e gati një mijë eurove të falsifikuara në një prej bankave në Prishtinë.
“Ankuesja femër kosovare zyrtare e një banke, ka informuar se nga klient janë deponuar 936€ para të falsifikuara”, thuhet në raportin policor.

Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.

 

Lexo edhe:  Ditë e rëndë për Shqipërinë: 8 të vdekur për pak orë, mes tyre babai me dy fëmijë