Deponohen 600 euro fals në një bankë në Gjakovë

Zyrtari i një banke në Gjakovë ka raportuar në polici se nga një biznes në bankë janë deponuar 600 euro fals.

Policia ka bërë të ditur se paratë janë sekuestruar dhe se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në bankën private, ka raportuar se nga një biznes në bankë janë deponuar 600€ para të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  S’ka shumë shpresa për dimër, Qeveria fton qytetarët dhe bizneset të gjejnë forma tjera për ngrohje