Dënohet me burgim me kusht drejtori i shkollës që përjashtoi arsimtaren me shami

Liman Bytyçi, ish-drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët “Flamuri i Arbërit” në Suharekë, është dënuar lidhur me akuzën për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

Rasti lidhet me mësuesen me shami, të cilës akuzohej se ia ndaloi hyrjen në shkollë, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij.

Gjykata e ka dënuar me burgim me kusht, duke ia vërtetuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti dhe “njëkohësisht urdhëron që ky dënim të mos ekzekutohet nëse në kohën e verifikimit prej 2 vitesh, nuk kryen vepër tjetër penale.”

Lexo edhe:  Një muaj paraburgim për pronarin e pompës në Pejë ku vdiq 44 vjeçari nga shpërthimi