Dënohet me 10 vite burgim mësuesi që vrau me 13 plumba babanë e nxënëses për hakmarrje në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë, e ka dënuar me 10 vite burgim mësuesin Xhevdet Jonuzajn, i cili akuzohet se vrau Gëzim Kastratin, babën e nxënëses së tij për hakmarrje të paskrupullte.

Gjykata këtë verdikt mori ndaj të pandehurit Jonuzaj pasi të njëjtit i është ricilësuar vepra penale, nga vrasje e rëndë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme.

Dënimi prej 10 viteve të akuzuarit Jonuzaj do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 19 maj 2021.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari gjithashtu është dënuar me 2 mijë euro gjobë për veprën e dytë, ata për armëmbajtje pa leje, i cili obligohet ta paguaj në afat prej 3 muajsh.

Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, e ngarkon të pandehurin Xhevdet Januzaj se më 18 maj 2021, rreth orës 15:30 min në Pejë, në terracën e Restorantit “Te Zhara”, me paramendim e ka provokuar sulmin dhe ka privuar nga jeta të ndjerin G.K, nga hakmarrja e paskrupullt, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kjo hakmarrje sipas prokurorisë kishte filluar pasi djali i të ndjerit më 29 dhjetor 2019, e kishte sulmuar fizikisht të pandehurin në vendin e tij të punës, pasi i pandehuri kishte sulmuar seksualisht motrën e tij minore dhe për më tepër ishte shpallur fajtor dhe gjykuar me dënim burgimi prej 3 vite e gjysmë nga Gjykata e Pejës.

Sipas Prokurorisë, pasi i pandehuri ishte lënë nga Gjykata e Pejës të mbrohet në liri, ishte pajisur me armë të tipit ‘’Rex Zero1CP”, që e kishte për shejtari, i cili më pas kishte vëzhguar lëvizjet e të ndjerit dhe familjarëve të tij në afërsi të banesës së tyre.

Lexo edhe:  Theret me thikë një i mitur te shkolla e mjekësisë në Ferizaj